Acerbi i thotë lamtumirë Euro 2024
Nuk ka Euro 2024 për Francesco Acerbi. FIGC në fakt ka komunikuar se mbrojtësi i Interit nuk do të marrë pjesë në takimin e Coverciano-s për shkak të problemeve fizike dhe trajneri Luciano Spalletti tashmë ka njoftuar Federico Gattin, i cili fillimisht u përjashtua nga lista me 30 lojtarë. Mbrojtësi i Juventusit do të fillojë stërvitjen në Continassa, dhe më pas do t’i bashkohet grupit.
Njoftimi i federatës: “Për shkak të pasojave të një ‘dhimbje në ije’, futbollisti Francesco Acerbi nuk do të jetë pjesë e kombëtares që do të mblidhet nesër në Qendrën Teknike Federale në kuadër të UEFA EURO 2024.
Trajneri Luciano Spalletti, ka vënë në ‘alarm’ tashmë mbrojtësin e Juventusit, Federico Gatti, i cili është vënë në dispozicion dhe menjëherë do t’i hyjë punës në selinë e tij. Për momentin, pra, janë 29 lojtarë që do të arrijnë në kampin stërvitor në Coverciano deri në orën 12:00 në mesditë nesër”.