“Ad Libitum” në koncert recital – Kuinteti shkodran u prezantua me një repertor të pasur në Muzeun Historik
Një grup i përbërë nga pesë instrumentistë shkodranë, i quajtur kuinteti “Ad Libitum” luajtën për publikun pjesë të veçanta muzikore në koncertin e tyre të parë recital. Brunilda Lleshi në flaut, Enos Delija në oboe, Fatjon Tanazi në klarinetë, Briken Burgija në korno dhe Renato Gjoka në fagot sollën një program të pasur për të pranishmit në Muzeun Historik të Shkodrës, nën shoqërimin e Dritan Mlikës në bass dhe Gëzim Mesit në bateri.
Sopranoja Blerta Cina i shtoi “ngjyrat” këtij koncerti me interpretimin e saj.
Atmosfera që përcollën tingujt e muzikës përfshiu edhe artistët.
Grupi “Ad Libitum” u formua në dhjetorin e vitit 2023 ndërsa organizimi i koncertit të parë recital u mbështet nga MEKI, Bashkia Shkodër dhe Muzeu Historik.