3266c4589b2047008216bfd6bd046bce
Festivali i 62-të i këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet mend për risitë e ndryshme, surprizat e shumta dhe të ftuarit specialë të cilët u ngjitën në skenën magjike të Pallatit të Kongreseve.
Një prej tyre ishte edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun e konsideruar si diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili e cila në natën e tretë të festivalit, në natën e nostalgjisë riktheu pas 27 vitesh performancën e famshme të edicionit të 35-të të festivalit ku konkurronte me këngën “Zemrën nuk ta fal” në vitin 1996, e shoqëruar nga kërcimtarë në skenë, Ismaili riktheu nostalgjinë e vitit kur bëri revolucion me paraqitjen e saj ekstravagante.
Adelina u rikthye në skenë pas shumë vitesh mungesë ndërsa takimi me publikun ishte i jashtëzakonshëm, ndërsa këngëtarja premtoi se shumë shpejt do të vij me një show, pasi thotë se i detyrohet publikut i cili edhe pse kalojnë vitet e ndjek edhe e do.
Këngëtarja kosovare tregon edhe për përvojën e saj si anëtare jurie në festival. Adelina Ismaili këtë edicion të 62 të këngës ishte në rolin e anëtares së jurisë profesioniste së bashku me 10 personazhe të tjerë të spikatur nga fusha të ndryshme.
Barcelona nuk do të luajë në Kupën e Botës për Klube 2025, e cila fillon…
Albin Kurti ka reaguar pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe pas dështimit të…
Deputetja aktuale dhe kandidate për deputete e PD- së për zgjedhjet e 11 majit në…
Kandidati i PS-së, Besmir Lesha, është takuar me punonjës të bizneseve në Shkodër. Gjatë këtyre…
Kandidati për deputet i PD në Shkodër, Arben Lushaj, i është përgjigjur kryebashkiakut Benet Beci,…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka bashkëbiseduar këtë të martë me tregtarë dhe qytetarë…
This website uses cookies.