Categories: BotaLajme

Administrata e Bajden kërkesë Kongresit për miratimin e fondeve për Izraelin dhe Ukrainën

Administrata e Presidentit amerikan Xho Bajden (Joe Biden) i kërkoi Kongresit të miratojë fondet për Izraelin dhe Ukrainën.

Kërkesa për ndihmë urgjente ushtarake për Izraelin dhe Ukrainën në Capitol Hill, erdhi pas përpjekjeve të republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për të shkatërruar një paketë prej 106 miliardë dollarësh duke shkurtuar pjesët kryesore të politikës së brendshme të Shtëpisë së Bardhë.

Sekretari amerikan i shtetit, Entony (Antony) Blinken dhe sekretari i mbrojtjes Lojd (Lloyd) Austin, thanë një seancë dëgjimore në Senat se ndihma për të dy vendet ishte e lidhur ngushtë dhe nuk duhet të shkëputet, siç kërkohet nga republikanët kryesorë që janë të etur për të mbështetur Izraelin, por kundërshtojnë çdo ndihmë të mëtejshme për Ukrainën.

Blinken dhe Austin e thanë këtë pasi Majk Xhonson (Mike Johnson), kryetari i ri i djathtë i Dhomës së Përfaqësuesve, prezantoi një projekt-ligj që propozonte që ndihma të kufizohej në 14.3 miliardë dollarë për Izraelin dhe të lidhej me shkurtimet e buxhetit për Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (IRS), SHBA,  autoriteti tatimor të cilin administrata Bajden e ka përforcuar si pjesë e Aktit të saj për Reduktimin e Inflacionit.

Legjislacioni gjithashtu nuk do të parashikonte asnjë dispozitë për vazhdimin e ndihmës së Ukrainës ndërsa ajo përpiqet të zmbrapsë forcat ruse.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

8 hours ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

8 hours ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

9 hours ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

9 hours ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

9 hours ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

10 hours ago

This website uses cookies.