Administrata e Ushqimit dhe Barnave miraton pilulën e depresionit pas lindjesA…

Administrata e Ushqimit dhe Barnave miraton pilulen e depresionit pas

Administrata e Ushqimit dhe Barnave miraton pilulen e depresionit pas

Administrata e Ushqimit dhe Barnave miraton pilulën e depresionit pas lindjes

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miraton ilaçin Zurzuvae, si një pilulë kundër depresionit pas lindjes.

Deri më tani, trajtimi për depresionin pas lindjes (PPD) ishte i disponueshëm vetëm si një injeksion intravenoz, tha FDA.

Prodhuesit e barnave Sage Therapeutics dhe Biogen thanë se pilula pritet të jetë në dispozicion këtë vit.

I ngjashëm me format e tjera të depresionit, simptomat e depresionit pas lindjes (PPD) mund të përfshijnë trishtim, humbje energjie, mendime vetëvrasëse, ulje të aftësisë për të ndjerë kënaqësi ose dëmtim njohës. Është vlerësuar se një në shtatë gra përjetojnë simptoma të depresionit pas lindjes.

“Depresioni pas lindjes është një gjendje serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën, në të cilën gratë përjetojnë trishtim, faj madje, në raste të rënda, mendime për të dëmtuar veten ose fëmijën e tyre. Një ilaç oral do të jetë i dobishëm për shumë gra që përballen me ndjenja ekstreme dhe ndonjëherë kërcënuese për jetën” tha Tiffany Farchione, drejtuese e psikiatrisë në Qendrën e FDA-së.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se efekti i ilaçit u vu re brenda katër javëve pas dozës se fundit ndërsa Provat klinike treguan se pilula ndihmoi në reduktimin e ndjeshëm të simptomave të depresionit brenda tre ditëve./BBC/

Burimi

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.