Categories: AktualitetLajme

Administrata Publike, 1183 vende vakante pune për vitin 2024, institucionet që kërkojnë, kriteret dhe si të aplikoni

Qeveria përcakton numrin e vendeve vakante në dispozicion të Administrës Publike. Bazuar në në ligjin “Për nëpunësin civil”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Anti- korrupsionin, Këshilli i Ministrave përcaktoi se numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2024 do të jetë gjithsej 1183 persona.

Këto vende vakante do të jenë të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 6;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 92;

c) Për kategorinë e ulët drejtuese 217;

ç) Për kategorinë ekzekutive 868.

Ndërsa grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë: – Shkenca juridike; – Audit i brendshëm; – Shkenca ekonomike; – Shkenca ekonomike/juridike; – Shkenca shoqërore; – Shkenca sociale; – Histori-filologji; – Shkenca mjekësore; – Veterinari; – Agronomi; – Zootekni; – Mbrojtje bimësh; – Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; – Kimi; – Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme; – Shkenca inxhinierike; – Arkitekturë; – Arkeologji dhe restaurime; – Artet e bukura; – Gjeodezi; – Shkenca ekzakte; – Shkenca edukimi; – Mësuesi; – Arsim i lartë ushtarak/policor; – Arsim i lartë.

Lista e institucioneve të administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2024 do të jenë Kryeministria dhe institucionet në varësi të saj; Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme; sistemi i ministrisë së Brendshme; sistemi i ministrisë së Mbrojtjes; 5. sistemi i ministrisë së Financave; sistemi i ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; sistemi i ministrisë së Drejtësisë; sistemi i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë; sistemi i ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; sistemi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedsit; sistemi i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; sistemi i ministrisë së Arsimit dhe Sporti

Pranime edhe jashtë shërbimit civil

Këshillit të Ministrave, bazuar në ligjin “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Anti korrupsionin, vendosi përjashtimisht, për vitin 2024, se procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND është e hapur edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil që plotësojnë kërkesat specifike për pranimin në TND.

Për vitin 2024, pranimi në TND bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëpërmjet një konkursi kombëtar.

Numri i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e pranimit të drejtpërdrejtë në TND, është 6 (gjashtë).

Kriteret minimale të pranimit për këtë procedurë për kandidatët nga jashtë shërbimit civil janë:

a) Të plotësojnë kushtet e përgjithshme të pranimit në shërbimin civil;

b) Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 (dy) vite akademike” ose të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë.

Diplomat, të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;

c) Të kenë të paktën 3 (tre) vjet përvojë pune në pozicione të mesme drejtuese ose të barasvlershme në:

  1. institucione të administratës publike;
  2. institucione bankare të nivelit të dytë e që aktualisht nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;
  3. shoqëri tregtare, të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, konsiderohen si biznes i madh e që aktualisht nuk kanë detyrime ndaj shtetit ose nuk janë në proces kundër tij;
  4. organizata jofitimprurëse, të cilat kanë të paktën 5 (pesë) vjet që janë krijuar.

ç) Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative, të cilat janë në proces, si edhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria.

Përjashtimisht, për kandidatët nga jashtë shërbimit civil, të cilët kanë punuar dhe/ose punojnë,:

a) në institucione ndërkombëtare brenda vendit;

b) në profesion jashtë vendit;

c) pedagogë në institucione të arsimit të lartë;

ç) avokatë, noterë apo kontabilistë, të miratuar brenda ose jashtë vendit, kriteri i përvojës në punë të jetë të paktën 5 (pesë) vjet në këto institucione ose në profesion.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

11 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

11 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

11 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

11 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

11 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

11 hours ago

This website uses cookies.