Administrata Trump pezullon nga puna punonjësit e USAID në mbarë botën

USAID në mbarë botën

Administrata e re e Donald Trump ka pezulluar të gjithë punonjësit e Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar (USAID) në mbarë botën, duke i dhënë fund një prej misioneve më të rëndësishme humanitare të Shteteve të Bashkuara, që ka zgjatur më shumë se gjashtë dekada. Ky vendim ka ndërprerë programet e USAID-it për luftën kundër urisë, epidemive dhe për financimin e arsimit, ndërsa ka pasuar pas deklaratave të Elon Musk që kritikuan shpenzimet e kësaj agjencie si të tepërta dhe pa dobi.

Nëpërmjet një njoftimi të dërguar me email, administrata informoi punonjësit se programet ndërkombëtare të USAID-it do të mbyllen, dhe disa mijëra punonjës të agjencisë u pushuan nga puna. Kjo masë ka sjellë një ngrirje të plotë të fondeve të USAID, ndërkohë që administrata po përgatit një plan për t’iu ndihmuar punonjësve të USAID-it jashtë shtetit, duke mbuluar shpenzimet e udhëtimit për t’u kthyer në SHBA brenda 30 ditësh.

USAID ka luajtur një rol kyç në zhvillimin global, duke mbështetur luftën kundër korrupsionit, përforcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë, dhe zhvillimin e shoqërisë civile. Me mbi 10,000 punonjës, shumica e të cilëve shërbejnë jashtë vendit, ky vendim ka krijuar pasiguri për shumë projekte që prekin zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e investimeve ndërkombëtare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.