b772404f114a47c1b41bc5affcdae5a2
Vendet e NATO-s duhet të jenë gati për një luftë të gjithanshme me Rusinë brenda 20 viteve të ardhshme. Ky ishte paralajmërimi që dha zyrtari i lartë i NATO-s Rob Bauer, admiral holandez.
Nëse një luftë e tillë shpërthen në Europë, Bauer tha se një numër i madh civilësh do të duhet të mobilizohen dhe se qeveritë duhet të fillojnë që tani procesin e rekrutimit të forcave rezervë.
“Duhet të kuptojmë se paqen nuk duhet ta marrim të mirëqenë. Kjo është arsyeja pse NATO po përgatitet për një konflikt me Rusinë. Diskutimi është shumë më i gjerë pasi përfshihet edhe baza industriale dhe njerëzit duhet të kuptojnë se do kenë rolin e tyre në këtë konflikt. Megjithatë jo çdo gjë është e planifikuar dhe jo gjithçka do të jetë e keqe në 20 vitet e ardhshme”, tha admirali Bauer.
Një ditë më parë, edhe Komandanti Suprem i Forcave të NATO-s për Evropën, gjenerali Kristofer Kavoli tha se aleanca kishte nevojë për një “transformim luftarak” dhe kërkoi nga aktorët publikë dhe privatë në Perëndim që të përgatiteshin për një epokë në të cilën çdo gjë mund të ndodhte në çdo kohë, duke përfshirë edhe luftën.
NATO njoftoi nisjen e stërvitjes “Stedfast Difender 2024” ku do të përfshihen 90,000 trupa nga 31 shtete anëtare dhe Suedia./The Independent
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
This website uses cookies.