Adriana Ruano Oliva, e arta e parë për Guatemalën

Adriana Ruano Oliva është Kampione Olimpike në qitje me piatel për femra. Jo vetëm kaq, por dhe rekordmene e re olimpike, ndërsa ka thyer rekordin që mbante prej tre vitesh sllovakja Stefeçekova. Sllovakja ishte në kuotën e 43 pikëve, ndërsa Ruano Oliva në 50 goditje arriti në kuotën e 45 pikëve. Një medalje e artë e parë për Ruano Olivan në karrierën e saj, por mbi të gjitha dhe për Guatemalën në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Ruano Oliva la nga pas italianen Stanko me 40 goditje të sakta nga 50 të tilla, kurse në vendin e tretë, duke merituar dhe medaljen e bronztë, ishte australiania Smith, që realizo 32 goditje të sakta nga 50 të tilla. Finaliste ishin dhe spanjollet Molne e Galvez, si dhe kinezia Vu Kuikui.

Pra një garë spektakolare në qitje me piatel, që rrit numrin e rekordeve olimpike në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, kurse Guatemala shkon në numri dy të medaljeve në këtë Olimpiadë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.