Aeroporti i Rinasit, 10 mln udhëtarë në 2024: Balluku: Synojmë 12 mln pasagjerë në 2025

Balluku 12

Aeroporti i Rinasit ka arritur shifrën e 10 milionë udhëtarëve në vitin 2024, ku është zhvilluar edhe një ceremoni për rritjen e flukseve të udhëtimeve në këtë aeroport.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nënvizoi objektivin ambicioz për vitin 2025, ku synohet që në aeroport të kalohen mbi 12 milionë pasagjerë.

Sipas saj, Aeroporti i Rinasit përfaqëson portën e parë që pasagjerët vizitojnë dhe është pika ku ata njohin për herë të parë Shqipërinë.  Balluku theksoi se futja e teknologjisë dhe trajtimi profesional i pasagjerëve janë elementë të rëndësishëm në këtë arritje.

“Ky është një moment reflektimi sepse ne nuk udhëhiqemi nga vetëkënaqësia dhe fakti se në këtë aeroport janë tejkaluar të gjitha parashikimet që kemi pasur edhe në planet afatgjata. Ne duhet të punojmë fuqishëm pasi në 2025 duam që në këtë aeroport të kemi mbi 12 milionë pasagjerë dhe se kjo vjen për shkak të punës së pandërprerë të secili prej jush që ndodheni sot këtu apo atyre që janë në pistë dhe pikat e kontrollit fizik. Përveçse bëhet një e mirë e madhe edhe përmes teknologjisë, edhe mënyra profesionale e punonjësve të këtij aeroporti se si sillen me pasagjerët ka ndikuar në këtë sukses. Ky është vendi ku ne prezantojmë fillimisht Shqipërinë. Para se t’i afrohen plazheve, maleve e kulinarisë shqiptare, porta e parë ku prezantohen me vendin tonë është aeroporti i Rinasit. Janë mbi 11 milionë pasagjerë që kanë hyrë në vendin tonë deri në 30 nëntor dhe 10 milionë kanë hyrë nga Rinasi”, tha Balluku.

Përmes investimeve të ndryshme në teknologji dhe zgjerim të kapaciteteve, Aeroporti i Rinasit do të kalojë një kategori më të lartë – kategorinë 4E, në maj të 2025. Sipas Ballukut, teknologjia e re, si ajo e skanimit të pasagjerëve që përdoret në Rinas është ndër më të avancuarat në rajon dhe gjen përdorim vetëm në disa aeroporte të Bashkimit Europian. Ky sistem ka ndihmuar në përshpejtimin e procedurave dhe eliminimin e radhëve gjatë kontrollit të pasagjerëve.

“Teknologjia që sot përdoret për skanimin e pasagjerëve në Rinas është ndër më të lartë dhe gjendet vetëm në disa prej aeroporteve të BE. Kjo sjellë përpunimin më të shpejtë duke eliminuar radhën. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me eGate duke ulur fluksin dhe problematikën në hyrje dhe në dalje të territorit. Nga 2021, TIA ka kryer një sërë investimesh dhe falë këtyre investimeve në 5-vjeçarin e fundit në muajin maj të 2025, aeroporti i Rinasit do të kalojë në një kategori më lartë atë 4E. Kjo vjen si rezultat i investimeve në pistë dhe drejtime të tjera në rritjen e standardit të këtij aeroporti”, tha Balluku.

Ministrja përmendi gjithashtu se hapja e aeroportit të Vlorës do të sjellë konkurrencë më të madhe për kompanitë ajrore dhe ulje të çmimeve të biletave.

“Do hapim aeroportin e Vlorës që do të sjellë një konkurrencë për me shumë kompani ajrore ne vendin tonë dhe ulje të çmimit të biletave. Shqipëri vijon të vlerësohet ndër vendet e para lidhur me aviacionin civil dhe ky do të jetë sektori i së ardhmes”, u shpreh ajo.

Pasagjeri i 10 milionë në aeroportin e Rinasit ishte një shtetas holandez, i cili u shpreh i lumtur që po merret këtë vlerësim

“Unë jam fatlumi dhe është interesante se jam këtu për punë, nuk jam turist. Gjithmonë jam ndjerë i mirëpritur kur vij këtu, por këtë herë edhe më shumë me këtë çmim”, tha ai.

Aeroporti i Rinasit mbetet një nga nyjet më të rëndësishme të turizmit dhe lidhjeve ndërkombëtare për vendin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.