Dubai do të ndërtojë aeroportin më të madh në botë, që pritet të trajtojë 160 milionë pasagjerë dhe 12 milionë ton mallrash në vit. Autoritetet kërkojnë që Aeroporti i ri Ndërkombëtar Al Maktoum, i njohur gjithashtu si Dubai World Central, të kthehet në jë nga aeroportet më të mëdha në botë përmes një projekti të ri në shkretëtirë.
Ky aeroport i ri në jugperëndim të qendrës së Dubait pritet të kthehet në një nyje kryesore e ekonomisë globale.
Shfaqja ajrore e fundit e Dubait, e mbajtur në një vend të ndërtuar me qëllim në Aeroportin Ndërkombëtar Al Maktoum në 2023, ofroi disa sugjerime intriguese për atë që do të presë DWC – dhe disa njohuri mbi strategjinë afatgjatë të Dubai Airports.
“Plani është të maksimizojë kapacitetin aktual përmes aplikimit të teknologjisë inovative dhe rinovimeve për të rimenduar përdorimin e hapësirës. Ky zgjerim jo vetëm që do të akomodojë rritjen afatshkurtër, por gjithashtu do të na sigurojë kohë shtesë për të hartuar strategji për zgjerimin me faza të aeroportit”, tha Paul Griffiths, CEO i Dubai Airports, për CNN.
Aeroporti do të quhet “Dubai Jug”, që parashikon krijimin e një qyteti krejt të ri në një shtrirje në shkretëtirë prej 145 kilometrash katrorë.
Shkodra po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara për…
Me kryefamiljaret shkodrane, ato që janë kolona kryesore e familjes, e zhvilloi takimin e radhës…
Figura e dirigjentit dhe mjeshtrit të korit, Kujtim Alija, mbetet një nga shtyllat më të…
Vau i Dejës i ka rezervuar një pritje entuziastëve kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste.…
Takimin e radhës kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Ted Kopliku, e kishte me…
Katër muaj pas nisjes së zbatimit të projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë të…
This website uses cookies.