Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, rekord historik me 7 milionë pasagjerë gjatë 2023

TIA

TIA

“Tirana International Airport” (TIA) mirëpriti sot pasagjerin e 7-miliontë për vitin 2023, duke shënuar shifrën më të lart historike që ky aeroport ka pasur brenda një viti.

Pasagjeri i 7-miliontë udhëtoi nga Tirana në Pragë.

Jemi krenarë për dyfishimin e pasagjerëve në TIA, në krahasim me vitin 2019 dhe me rritjen prej 35% në krahasim me vitin e kaluar. Kjo falë të gjitha linjave ajrore, por sigurisht, falë edhe shtimit të linjave ‘low cost’,” deklaroi Piervitorio Farabi (o. Piervittorio Farabbi), drejtori operativ i TIA-s.

Duke vazhduar rolin e tij si një portë jetike që lidh Shqipërinë me destinacionet kryesore globale, z. Farabi tha se TIA do të vazhdojë të ofrojë shërbime më të mira, për të nxitur turizmin dhe për të kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.