Categories: LajmePolitikë

Afera e inceneratorëve/ Berisha: Rama urdhëroi skapistët të injorojnë procedurën, sepse procedura i çon tek ai

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministri Edi Rama se ka bërë gjithçka që të arkivojë në harresë atë që e ka cilësuar si vjedhjen e shekullit, aferën e inceneratorëve.

Berisha ka garantuar se kjo aferë nuk do të groposet kurrë. Sipas Berishës, Rama ka urdhëruar SPAK-un që të injorojë procedurën, pasi procedura, sikurse thotë ai, të çon te kryeministri.

Edi Rama, organizata e tij kriminale, qeveri-SKAP, bënë gjithçka të arkivojë në harresë, vjedhjen e shekullit, e cila ka një përgjegjës kryesor që është Edi Rama dhe të tjerë rreth tij, të njohur, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Damian Gjiknuri dhe ndonjë tjetër.

Por e garantoj se kurrë kjo aferë nuk mund të groposet.

Në groposjen e kësaj afere, ai ka urdhëruar organizatën kriminale të SKAP-it, që të mos trajtojë procedurën, e cila përbën kolonën kryesore mbi të cilën ngrihet piramida e vjedhjes dhe korrupsionit të shekullit, që është inceneratorët.

Ka urdhëruar skapistët e tij të injorojnë procedurën, sepse procedura çon direkt tek ai, te Agaçi i tij, te Erion Veliaj dhe hajdutë të tjerë të kësaj organizate.

Për rikujtesë qytetarëve, nuk është kjo një deklaratë politike, por Edi Rama në vitin 2014, anulon me një vendim korruptiv, strategjinë e mëparshme të hartuar me një financim prej 4 milionë eurosh nga BE për trajtimin e mbetjeve në Shqipëri, bazuar në landfille, grumbullim, seleksionim dhe riciklim.

Rama u angazhua direkt vetë me ekipin e tij për të anuluar këtë strategji dhe për të shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare, vetëm e vetëm që të instalonte strategjinë e djegies së plehrave, në të cilën ata parashikonin t’u vidhnin shqiptarëve qindra milionë euro”, tha Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi se Ramën se pasi ka ndryshuar me firmën e tij strategjinë, ka vendosur në buxhetin afatmesëm, veprat e zeza korruptive të incneratorëve, sepse ato nuk ekzistonin.

“Edi Rama me Agaçin dhe Metanin, janë famëzinjtë, të cilët përligjën pas firmosjeve të rrufeshme në 24 orë, 17 firma në 19 dokumenta në dhjetor të vitit 2016, për procedurën e negociatave të mbyllura, procedurë për çka Rama u informua dy herë se është antiligjore, nga drejtori i asaj kohe i entit të prokurimeve publike.

Por kjo për Ramën nuk kishte rëndësi. Ishte babëzia e tij e tmerrshme, sepse ai kishte lexuar dhe e dinte se mafia e plehut është mafia që pasurohet më shpejt dhe më shumë. Se mafia ka dhuntinë kriminale të shndërrimit të plehrave në flori për pronarët e sipërmarrjes.

Kështu që ai firmosi të aplikohet një procedurë antiligjore në tenderimin e kompanive që do ndërtonin inceneratorët”, tha Berisha.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Bylisit/Brdaric vlerëson kundërshtarin por shpreson tek marrja e tre pikëve

Në prag të sfidës së nesërme ku Vllaznia do të pres në “Loro Borici” ekipin…

2 hours ago

Subvencione për 2732 fermerë/Shimaj: Apel për 219 fermerë që nuk kanë sjellë dokumentacionet

Teksa ka përfunduar shqyrtimi i dokumentacionit dhe kontrollet në terren, në qarkun Shkodër po vijon…

2 hours ago

Sali Mani, rapsodi i lahutës dhe çiftelisë/Figura e spikatur e Malësisë u përkujtua me një dokumentar dhe libër

Figura e Artistit të Merituar Sali Mani, rapsodit të lahutës e çiftelisë, u përkujtua “in…

2 hours ago

Pedagogët e dalë në pension/Gjuraj: Mirënjohje për kontributin e tyre, hapësirë për pedagogë të rinj

5 Pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë dalë në pension duke shpëputur marrëdhëniet me këtë…

2 hours ago

Kampionati Kombëtar i Boksit/Vllaznia, Tirana, Teuta, Flamurtari, Studenti, pretendentë për titull

Ka nisur mbrëmjen e së premtes Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024, aktivitet që…

3 hours ago

Arti i muraleve në Shkodër/Qytetarët: Vendosja e tyre do ta bëjë këtë zonë më tërheqëse

Pas restaurimit të fasadave të pallateve në lagjen “Partizani” në Shkodër, pak ditë më parë…

3 hours ago

This website uses cookies.