Afera “Partizani’, avokatët e Berishës kërkojnë përjashtimin e gjyqatares nga procesi i gjykimit
Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar të martën në gjykatë përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka nga procesi i gjykimit të aferës së klubit ‘Partizani’, ku me drejtësinë po përballet ish- kryeministri, dhëndri i tij, Jamarbër Malltrezi dhe biznemeni Fatmir Bektashi.
Kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares nuk ishte e papritur pasi vetëm disa orë më parë ka qenë vetë Berisha, i cili e ka sulmuar ashpër gjyqatren duke e konsideruar “të papërgjegjshme”.
“Vendosja e masës është antikushtetuese, pa marrë leje nga Parlamenti. Është përdhosje e ligjeve dhe e Kushtetutës. Se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë që i lejon vetes këtë vendim unë nuk mund t’ia lejoj vetes të shkel Kushtetutën.”, tha Berisha.
Kërkesën për përjashtimin e gjyqates e bëri publike për mediat avokati i Berishës, Genc Gjokutaj.
“Nga ana e shtetasit Sali Berisha sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre. Vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy ose tre orë kohë dhe të lexohen 2 mijë faqe. Ne do presim vendimin e gjykatës”, deklaroi Gjokutaj.
Gjyqtarja Irena Gjoka gjykon çështjen ndaj Sali Berishës. Ajo ka firmosur ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, “kufizim i lëvizjes jashtë vendit”, me kërkesë të SPAK.