afera partizani
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar konfirmoi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për ish kryeministrin, Sali Berisha, në lidhje me aferën e sportklub ‘Parizani’.
Vendimi është marrë të enjten pasdite. Berisha u përfaqësua në këtë seancë nga ‘Avokat kryesisht’, Rabije Cenalia.
Kjo e fundit u caktua nga gjykata pasi dy avokatët e Berishës, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi braktisën seancën duke kundërshtuar procedurat e ndjekura nga gjykatsa.
Por ecejakjet gjyqësore duket se tashmë kanë marrë fund. Gjykata ka lënë në fuqi masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj Sali Berishës me “detyrim për tu paraqitur përpara policisë gjyqësore” i dyshuar për kryerjen e veprave penale “korrupsion pasiv i finsionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë” kryer në bashkëpunim.
Sali Berisha detyrohet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji në orën 10. 00 para oficerit të policisë gjyqësore, Adelajda Metaj pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Përpos kësaj, Sali Berisha, me vendim gjykate, detyrohet të mos largohet nga Shqipëria pa autorizimin e gjykatës. Atij i ndalohet përdorimi i pashaportës apo i dokumentave të tjera identifikuese për të dalë jashtë vendit.
Rrëzimi i Berishës për të larguar gjyqtaren
Gjatë paradites së të enjtes GJKKO rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për të përjashtuar gjyqtaren, Irena Gjoka, nga gjykimi për ish-kryeministrin në çështjen e aferës së kompleksit “Partizani”.
Kërkesën e Berishës e ka shqyrtuar brenda ditës gjyqtarja, Flora Hajredinaj, e cila ka vendosur që, Irena Gjoka të mos përjashtohet nga kjo çështje.
Sipas Hajredinajt, kërkesa e avokatëve të Berishës është e pabazuar në ligj. Këta të fundit pretenduan se Gjoka ka shkelur Kushtetutën pasi, sipas tyre, “duhej marrë më parë leje në Kuvend për të dhënë më pas vendimimin “detyrim paraqitje” dhe moslejmin të daljes jashtë vendit për Sali Berishën”.
Por gjyqtarja Hajredinaj i ka rrëzuar pretendimet e tyre.
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…
Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…
Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…
This website uses cookies.