Categories: BotaLajme

Afganistani kërkon viktimat dhe të plagosurit nga tërmeti që la 2 mijë të vrarë

Autoritetet afgane vazhdojnë kërkimet për viktimat e tërmetit të së shtunës, i cili ka shkaktuar mbi 2 mijë të vdekur.

Rreth 10 mijë persona kanë mbetur të plagosur dhe më shumë se 1.300 banesa janë rrafshuar nga goditja sizmike me magnitudë 6,3, e cila ra afër qytetit të Heratit.

Tërmeti i fundit është edhe më i rëndë për nga bilanci sesa ai i qershorit të shkuar, kur lëkundjet rrëzuan shtëpitë kryesisht prej balte të banorëve, duke vrarë të paktën 1 mijë prej tyre.

Dhjetëra ekipi shpëtimi janë shpërndarë nëpër vend, përfshirë ushtrinë dhe organizatat jofitimprurëse, si Gjysmëhëna e Kuqe.

“Doktorët Pa Kufij” ka ngritur pesë tenda mjekësore në Spitalin Rajonal të Heratit për 80 pacientë, por sipas autoriteteve, aty janë trajtuar mbi 300. /AJ

Tërmeti i 7 tetorit vrau mbi 2 mijë njerëz dhe ka plagosur rreth 10 mijë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë thanë se Herati është shkatërruar më keq se ç’e kishin menduar fillimisht dhe fshatra të tërë janë rrafshuar.

Organizata “Shpëtoni Fëmijët” tha se “shifrat e kësaj tragjedie janë vërtet shqetësuese – dhe do të rriten pasi ka ende njerëz të bllokuar nën gërmadha”.

Pakistani, shteti fqinj me Afganistanin, ka thënë se është në kontakt me autoritetet lokale për nevojat urgjente.

Afganët qëndrojnë aty ku dikur ishte oborri i shtëpive të tyre.

Linjat telefonike në Herat janë të paqëndrueshme pas katastrofës natyrore dhe është bërë e vështirë lidhja me zonat e prekura.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

13 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

13 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

13 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

13 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

13 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

13 hours ago

This website uses cookies.