Categories: AktualitetLajme

AFP për qendrat e emigrantëve, Shqipëria dhe Italia nuk arritën t’i hapin brenda afatit më 1 gusht

Agjencia franceze e lajmeve AFP shkruan se dy qendrat në Shëngjin dhe Gjadër ende nuk janë gati për të pritur emigrantët e shpëtuar në ujërat italiane. Në një artikull kushtuar marrëveshjes për emigrantët mes Italisë dhe Shqipërisë, AFP shkruan se dy vendet nuk arritën t’i përmbahen afatit për të hapur qendrat e pritjes këtë të enjte.

“Kompleksi i dy qendrave do të jetë funksional nga 1 gushti,” – u zotua kryeministrja italiane Giorgia Meloni gjatë një vizite në Shqipëri në fillim të qershorit. “Vetëm disa njësi banimi janë ngritur në kampin e Gjadrit, ku ka pak shenja se do të përfundojë së shpejti.”- shkruan AFP.

Sipas kësaj agjencie autoritetet italiane, të cilat janë përgjegjëse për ndërtimin dhe drejtimin e kampeve, kanë hezituar të japin një datë të re. Sipas marrëveshjes të nënshkruar mes Romës dhe Tiranës,  emigrantët e shpëtuar në det në ujërat italiane do të dërgohen në dy qendra në Shqipëri, ku do të presin përpunimin e kërkesave të tyre për azil nga autoritetet italiane, ndërsa ata që konsiderohen më të rrezikuar do të dërgohen në Itali.

Kryeministrja Meloni tha se objekti do të kishte një kapacitet fillestar prej rreth 1 mijë  personash dhe do të zgjerohej gradualisht për të strehuar 3 mijë. 10 gjyqtarë do të mbikëqyrin seancat dëgjimore përmes video konferencës me azilkërkuesit në Shqipëri- shkruan AFP.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.