Afrimi i dytë i Vllaznisë / Pas 𝐀𝐧𝐝𝐫𝐞𝐲 𝐒𝐢𝐥𝐯𝐚, kuqeblutë firmosin me Alfred Ajdareviç
Vllaznia vazhdon të përforcohet për pjesën e dytë të sezonit futbollistik 2023-2024. Pas firmosjes së pak ditë më parë me futbollistin Brazilian, Andrey da Silva, i cili luan në pozicionin e mbrojtësit të majtë, paraditen e sotme, drejtuesit kuqeblu kanë zyrtarizuar edhe blerjen e dytë në merkaton dimërore. Ai është futbollisti kosovar Alfred Ajdareviç, një futbollist që bëhet e ditur se është rritur dhe aktivizuar kryesisht në futbollin suedez.
𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐢 𝐅𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐤𝐚 𝐤ë𝐧𝐚𝐪ë𝐬𝐢𝐧ë 𝐭ë 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣ë 𝐬𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐬𝐨𝐭 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢 𝐀𝐥𝐟𝐫𝐞𝐝 𝐀𝐣𝐝𝐚𝐫𝐞𝐯𝐢𝐜. Ë𝐬𝐡𝐭ë 𝟐𝟓 𝐯𝐣𝐞ç, 𝐥𝐮𝐚𝐧 𝐧ë 𝐫𝐨𝐥𝐢𝐧 𝐞 𝐦𝐞𝐬𝐟𝐮𝐬𝐡𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐪𝐞𝐧𝐝𝐫ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐝𝐡𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐢 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭 𝐧ë 𝐒𝐮𝐞𝐝𝐢. 𝐀𝐢 𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐭𝐞𝐤 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐦ë 𝐭ë 𝐦𝐢𝐫ë𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣, 𝐭𝐞𝐤𝐬𝐚 𝐤𝐚 𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐬𝐮𝐫 𝐧𝐣ë 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë 𝟔 𝐦𝐮𝐣𝐨𝐫𝐞, 𝐦𝐞 𝐭ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë 𝐳𝐠𝐣𝐚𝐭𝐣𝐞 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐯𝐢𝐭 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫.
𝐌𝐢𝐫ë 𝐬𝐞 𝐞𝐫𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐥𝐟𝐫𝐞𝐝 𝐀𝐣𝐝𝐚𝐫𝐞𝐯𝐢𝐜!
Nga sa shikohet, në ndryshim nga kontrata e brazilianit Andry da Silva, e cila është e përpiluar me afat, një plus një, kjo e kosovarit Ajdareviç ka afat vetëm 6 mujor, çka të lën të kuptosh që stafi teknik nuk e ka besimin e plotë në aftësitë e tij, por që kërkon ta testojë në një periudhë 6 mujore, dhe më pas të vendosë, nëse do të rikonfirmojë zgjatjen e kontratës së tij. Kur ka edhe gjashtë ditë nga mbyllja e afatit zyrtar të merkatos së janarit, stafi teknik kuqeblu është në kërkim edhe të ndonjë përforcimi tjetër, gjë e cila pritet të bëhet e ditur në ditët në vazhdim, ku mes të cilëve me shumë interes po pritet rreth negociatave për veshjen kuqeblu të Shkodran Mustafit.