Afrimi i radhës tek Vllaznia, firmos i rikthyeri Ensar Tafili, njoftohet miqësore me Burrelin

KF Vllaznia ka njoftuar firmosjen e kontratës me një tjetër futbollist. Sipas njoftimit zyrtar të klubit kuqeblu, është firmosur me Ensar Tafilin, i cili më herët ka qenë pjesë e Akademisë shkodrane. Bëhet fjalë për një rikthim, teksa mes palëve është firmosur një kontratë me kohëzgjatje 2+1.
Ndërkohë, klubi vijon përgatitjet për supërligën, teksa ka njoftuar një ndeshje miqëore. Vllaznia do të presë në “Loro Boriçi” ekipin e Burrelit, në një takim që luhet të shtunën në orën 18:00.