Aftësi dhe punësim përmes profesionit – Të rinjtë po preferojnë Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit

jetmir hallunaj aftesi punesim

Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit është një ndër drejtimet më të preferuara të të rinjve që ndjekin studimet pranë Shkollës së Mesme Profesionale “Arben Broci” në qytetin e Shkodrës.

Mësuesi i praktikave profesionale, Jetmir Hallunaj, tregon se modeli arsimor që po ndjekin nxënësit e kësaj dege,  i shkon për shtat nevojave të tregut të punës, ndaj sot në këtë shkollë është dega më e preferuar nga të rinjtë.

Nxënësit thonë se kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe arsyeja pse ata kanë zgjedhur këtë drejtim është mundësia e madhe e punësimit në këtë fushë, por edhe pagat e larta që ofrohen në këtë sektor.

Shkolla profesionale “Arben Broci” në Shkodër është një ndër godinat arsimore e cila do të rindërtohet me mbështetjen e buxhetit të shtetit, ndërsa do të pajiset me laboratorë modern për zhvillimin e lëndës së teknologjisë së informacionit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.