Categories: KulturëLajmeArt

Age Vokrri, gruaja mirditore që mban gjallë traditën e kostumeve të zonës

E shpallur vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale, veshja mirditore punohet dhe prodhohet në Lezhë.

Atë e realizon Age Vokrri, një grua mirditore, e cila është ndër të vetmet që po mban gjallë traditën. 

E frymëzuar nga nëna, thotë se nisi të endë që në moshë të vogël dhe këtë profesion e vijon prej 25 vitesh.

Unë jam vetë mirditore dhe traditat e familjes sime kam qejf të mos i harroj. Por zakonte janë këto, stringlat, xhupat,” thotë artizania.

E gjejmë duke punuar një xhup në punishten e saj të vogël në qytetin e Lezhës, ndërsa tregon stilin që përdor për të ruajtur origjinalitetin.

Një veshje e plotë, me xhup, qemer e të tëra, mund të shkojë edhe tre muaj,” tregon znj. Vokrri.

Diçka e tillë është mjaft e lodhshme, por krahas pasionit puna i është kthyer në burim të ardhurash për familjen, tregon Age Vokrri.

Kam shumë kërkesa, sidomos nga emigrantët. Kam pasion, por punoj edhe prej fitimit, se nuk kam ku të punoj,” shton ajo.

Kjo grua mund të konsiderohet si shembulli më pozitiv i ruajtjes së traditës dhe përçimit tek brezi i ri, të cilët po e kërkojnë gjithnjë e më shumë veshjen mirditore me një histori qindravjeçare.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Duel me “aromë” titulli – Kuqeblutë kërkojnë tre pikët në transfertën përballë Egnatias

Para përballjes së pretendentëve për titull, Egnatia-Vllaznia, tekniku kuqeblu Brdaric sqaroi mediat e pranishme mbi…

19 hours ago

Atraksionet turistike në Vaun e Dejës, krahas liqenit, interes i lartë edhe për monumentet

I gjendur në veriperëndim të Shqipërisë, me një terren të larmishëm mes lumenjve, liqeneve, fushave,…

20 hours ago

Qendra e emigrantëve në Gjadër, Matteo Renzi: Të kthehen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka vizituar qendrën e emigrantëve në Gjadër. Ai ka paraqitur një…

20 hours ago

Moti- Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat mbeten të pandryshuara

Për ditën e sotme (27 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme…

20 hours ago

Konstituohet Këshilli Drejtues i RTSH, Petrit Beci zgjidhet nënkryetar i KDRTSH me 10 vota

Konstitutohet Këshilli i ri Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar. Mbledhja u drejtua nga kryetari i…

20 hours ago

Paketa e Maleve, Rama: Regjistrimi i pronës bëhet pas investimit. 500 aplikantët e parë, zero taksa për 10 vite

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Shkodër ligjin e ri “Paketa e Maleve”, një iniciativë…

20 hours ago