Agim Agushi thyer rekordin Guinness, zhonglon topin me kokë për 60 minuta ecje mbrapsht
Agim Agushi nga Kosova ka thyer rekordin Guinness duke zhongluar topin me kokë për 60 minuta duke ecur mbrapsht në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.
Ai ka thyer rekordin me 300 metra më shumë nga rekordi i fundit nga një sportist nga Polonia.
Për mikrofonin e RTSH-së, Agushi tregon emocionet ndërsa tha se është i përgatitur edhe për 5 rekorde të tjera.
“Zgjodha Tiranën në shenjë respekti. Ishte një dëshirë e hershme që të merrja një certifikatë rekordi Guiness edhe në Tiranë. Ishte një disiplinë pak e vështirë pasi kishte diell dhe erë njëkohësisht, mirëpo ja dola me sukses.
Rekordi ka qenë 2 km e 400 m nga një sportist nga Polonia që e ka arrit për 60 minuta ndërsa unë e theva me 300 metra më shumë.
Nëse do ishin kushte pak më të favorshme prisja të arrija deri në 3 kilometra distancë. Jam i përgatitur edhe për 5 rekorde të tjera Guiness”, tha Agushi ndërsa theksoi se për momentin nuk ka ndërmend të tërhiqet nga kjo disiplinë.
“Për momentin nuk kam ndërmend të tërhiqem. Kam dëshirë të fitoj 20 rekorde pra që të jem shqiptari më me shumë rekorde në këtë disiplinë”, tha ai.