Agjencia e OKB është jetike për shmangien e krizës së urisë në Gaza

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë duhet të mbetet “shtylla kurrizore e çdo reagimi humanitar” për 2 milion njerëz në Gaza nëse duhet të shmanget një kriza më e rëndë ushqimore në shekullin e fundit, kështu është shprehur drejtori i planifikimit të kësaj agjencie, Sam Rose, shkruan The Guardian.
Megjithëse SHBA kërkoi lejimin e hyrjes së ndihmave, Izraeli po vazhdon të pengojë autokolonat e agjencisë sonë në Gazën veriore, ku 300,000 njerëz po përballen me urinë, u shpreh ai. “Hapësira jonë po vazhdon të shtrëngohet në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar ka nevojë urgjente për të marrë sa më shumë ndihmë për njerëzit në veri”.
Izraeli ka informuar se synon të heqë gradualisht operacionet e Agjencsë së OKB-së për refugjatët-s në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, pasi sipas Tel Avivit 12 punonjës të kësaj organizate kanë marrë pjesë në sulim e 7 tetorit ndaj territoreve izraelite. Por, kjo do të pamundësonte dërgimin e ndihmave për më shumë se 1.5 milionë banorë të cilët janë në gjendje të rëndë humanitare dhe vetëm kjo agjenci ka burimet e nevojshme njerëzore për të bërë të mundur shpërndarjen e ndihamve.
Sipas OKB më shumë se 33,300 palestinezë janë vrarë dhe rreth 76,000 janë plagosur si pasojë e luftimeve në enklavë. Shtetet e Bashkuara thanë të martën përmes sekretarit të mbrojtjes Llojd Ostin se Uashingtoni nuk beson se Izraeli po kryen gjenocid në Rripin e Gazës. Tel Avivi është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në janar nxori një vendim të përkohshëm që urdhëroi Izraelin të ndalonte aktet gjenocidale dhe të merrte masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.