Categories: BotaLajme

Agjencia e OKB është jetike për shmangien e krizës së urisë në Gaza

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë duhet të mbetet “shtylla kurrizore e çdo reagimi humanitar” për 2 milion njerëz në Gaza nëse duhet të shmanget një kriza  më e rëndë ushqimore në shekullin e fundit, kështu është shprehur drejtori i planifikimit të kësaj agjencie, Sam Rose, shkruan The Guardian. 

Megjithëse SHBA kërkoi lejimin e hyrjes së ndihmave, Izraeli po vazhdon të pengojë autokolonat e agjencisë sonë në Gazën veriore, ku 300,000 njerëz po përballen me urinë, u shpreh ai. “Hapësira jonë po vazhdon të shtrëngohet në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar ka nevojë urgjente për të marrë sa më shumë ndihmë për njerëzit në veri”. 

Izraeli ka informuar se synon të heqë gradualisht operacionet e Agjencsë së OKB-së për refugjatët-s në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, pasi sipas Tel Avivit 12 punonjës të kësaj organizate kanë marrë pjesë në sulim e 7 tetorit ndaj territoreve izraelite. Por, kjo do të pamundësonte dërgimin e ndihmave për më shumë se 1.5 milionë banorë të cilët janë në gjendje të rëndë humanitare dhe vetëm kjo agjenci ka burimet e nevojshme njerëzore për të bërë të mundur shpërndarjen e ndihamve. 

Sipas OKB më shumë se 33,300 palestinezë janë vrarë dhe rreth 76,000 janë plagosur si pasojë e luftimeve në enklavë. Shtetet e Bashkuara thanë të martën përmes sekretarit të mbrojtjes Llojd Ostin se Uashingtoni nuk beson se Izraeli po kryen gjenocid në Rripin e Gazës.  Tel Avivi është akuzuar për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në janar nxori një vendim të përkohshëm që urdhëroi Izraelin të ndalonte aktet gjenocidale dhe të merrte masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

14 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

14 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

14 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

14 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

14 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

14 hours ago

This website uses cookies.