Categories: BotaLajme

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë: Gaza tashmë është një nga vendet më të rrezikshme në botë

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) ka deklaruar se Rripi i Gazës është bërë “një nga vendet më të rrezikshme” në botë, mes sulmeve të vazhdueshme izraelite në enklavën e rrethuar palestineze, transmeton Anadolu.

“I gjithë Rripi i Gazës është bërë një nga vendet më të rrezikshme në botë”, shkroi UNRWA në platformën sociale X.

UNRWA gjithashtu tha se “nuk ka ku të shkohet si strehë” në Gaza, duke shtuar se strehimoret e saj janë “mbushur” me palestinezë të zhvendosur.

Të hënën, UNRWA tha se mbi 85 për qind e popullsisë së Gazës aktualisht janë të zhvendosur, pothuajse 1,9 milion nga 2,3 milionë banorë gjithsej, si dhe 1,2 milion njerëz të zhvendosur brenda vendit janë strehuar në 156 instalimet e saj.

Të premten e kaluar, Izraeli rifilloi ofensivën ushtarake në territorin palestinez pas përfundimit të një pauze humanitare 1-javore me grupin palestinez Hamas.

Të paktën 16.248 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 43.616 të tjerë janë plagosur në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore në enklavë që nga 7 tetori pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi.

“Nuk ka zonë ‘të sigurt’, i gjithë  Rripi i Gazës  është bërë një nga vendet më të rrezikshme në botë. Nuk ka ku të shkohet pasi strehimoret, përfshirë UNRWA, janë të tejmbushura”, shkroi UNRWA në platformën “X”, raporton Al Jazeera.

Organizata humanitare Médecins Sans Frontières (Mjekët pa Kufij) bëri thirrje për një fund të menjëhershëm të “sulmeve pa dallim dhe të pamëshirshëm” në Gaza.

“Zhvendosja e dhunshme duhet të ndalet tani. Sulmet ndaj spitaleve dhe personelit mjekësor duhet të ndalen tani. Kufizimet e ndihmës dhe rrethimi duhet të ndalen tani”, shkroi organizata në X.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

13 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

13 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

13 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

13 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

13 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

13 hours ago

This website uses cookies.