Agjencia e OKB-së për refugjatët: Po goditen kamionët me ndihma që dërgojmë në Gaza
Agjencia palestineze e OKB-së për refugjatët (Unrwa) ka bërë të ditur se ndihmat që dërgohen në Gaza po grabiten nga Hamasi.
Juliette Touma, drejtoreshë e komunikimit të organizatës ka folur në lidhje me videot që qarkullojnë në mediat sociale që tregojnë militantët e Hamasit të cilët grabitin kamionët me ndihma.
“Ne kemi pasur disa incidente, sigurisht shumë trishtim, me thyerjen e depove tona dhe marrjen e furnizimeve” thotë ajo.
Sipas Toumas, ka pasur edhe raste të njerëzve që ishin “thjesht të uritur” që kapën kamionë me ndihma.
“Nëse është një tregues i ndonjë gjëje, është një tregues se sa të uritur janë njerëzit” shton ajo.
Ajo u pyet në lidhje me pretendimet e ushtrisë izraelite se anëtarët e Hamasit janë strehuar në shkollat e Unrëa-s dhe se armët janë gjetur në çanta me logon e Unrwa-s.
Toumas i tha BBC-së se ne po i shohim vazhdimisht këto raporte dhe i marrim shumë, shumë seriozisht por marrja e informacionit bëhet shumë e vështirë në vendet në veri të Gazës ku Unrëa nuk ka më akses.
Ajo nënvizoi gjithashtu se agjencia “po shihte njerëz që lëviznin shumë herë” në një model të zhvendosjes së detyruar.