Agjencia e ushqimit e OKB-së: Gjysma e Gazës po vdes urie

1b1f5da6e27c4daf8ea46ca17ddac50d

1b1f5da6e27c4daf8ea46ca17ddac50d

Agjencitë humanitare të OKB-së kanë bërë të ditur se gjysma e popullsisë së Gazës është duke vdekur nga uria dhe banorët shpesh kalojnë ditë të tëra pa ngrënë nën bombardimet e Izraelit ndaj enklavës me më shumë se 2 milionë njerëz.

“Sasia e ndihmës që kalon në Gaza nuk plotëson një pjesë të nevojave” shpjegoi Programi Botëror i Ushqimit (WFP) në një postim në rrjetin social “X”.

Drejtoresha Rajonale e WFP për Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Evropën Lindore, Corinne Fleischer ka theksuar se vetëm 10% e ushqimit të kërkuar për Gazën ka hyrë në këtë zonë gjatë 70 ditëve të fundit.

Dy javë më parë, WFP paralajmëroi se 97% e familjeve palestineze në veri të Gazës dhe 83% në jug raportuan konsum të pamjaftueshëm të ushqimit.

Që atëherë, dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur kanë mbërritur në guvernatorin më jugor të Gazës, Rafah, në kërkim të sigurisë, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Të martën, WFP dërgoi pako ushqimore për 2,350 njerëz dhe ushqime të ngrohta për 1,750 të tjerë në Rafah, e cila është bërë zona më e dendur e populluar e Gazës, tha OCHA të mërkurën.

Mijëra njerëz [në Rafah] rreshtohen përpara qendrave të shpërndarjes së ndihmës që kanë nevojë për ushqim, ujë, strehim dhe mbrojtje, mes mungesës së banjove dhe objekteve adekuate të ujit dhe kanalizimeve në vendet e zhvendosjes informale dhe strehimoret e improvizuara” tha OCHA.

Human Rights Watch në një raport të lëshuar hënën duke akuzuar Izraelin për përdorimin e urisë si një armë lufte në Gaza, duke e quajtur atë një “krim lufte.” Një zëdhënës i qeverisë izraelite e hodhi poshtë akuzën si “një gënjeshtër” dhe fajësoi Hamasin për mungesat.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.