Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkesë FA për kërkimin e trupave të familjes Arrazi

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA dhe FNSH për gjetjen e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Një prej trupave u gjet rastësisht nga një peshkatar dhe i përkiste vajzës 9-vjeçare të familjes Arrazi.

Kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC Besnik Hysaj në drejtim të FA dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë. Mbrëmjen e djeshme ka patur shkarkime nga hidrocentrali i Vau Dejës gjë e cila ka turbulluar ujin duke e bërë më të vështirë gjetjen e tre kufomave të tjera.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.