Agjencitë funerale refuzojnë të organizojnë ceremoninë mortore të Navalnit
Agjenci të shumta funerale në Rusi po refuzojnë të organizojnë ceremoninë mortore për ish-liderin e opozitës ruse, Aleksei Navalni (Alexei Navalny).
Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësja e kritikut të Kremlinit, Kira Jarmysh (Yarmysh), e cila bëri me dije se ekipi i Navalnit ka komunikuar “shumicën e agjencive funerale private dhe publike”,.
Disa prej agjencive pretendojnë se i kanë hapësirat e zëna nëra një pjesë tjetër refuzojnë të përmendin emrin e Navalnit.
“Në një vend na thanë se agjencive funerale e kishin të ndaluar të punonin me ne. Pas një dite kërkimi, ende nuk e kemi gjetur sallën e lamtumirës”, tha ajo.
Navalni ishte kundërshtari kryesor politik i Putinit. Ai vdiq më 16 shkurt në një burg në Arktik ku u mbyll për arsye politike.