Agjencitë turistike optimiste për sezonin veror, ofertat e lira shtojnë rezervimet edhe për jashtë vendit

Ky sezon veror pritet të ketë një numër të lartë vizitorësh në Shkodër.
Agjencitë turistike flasin me optimizëm që ky sezon do të jetë edhe më i mirë se viti i shkuar.
Intersi i turistëve të huaj për të vizituar pikat turistike të Shkokdrës nuk mungon edhe gjatë kësaj periudhe
Por të shumtë janë edhe qytetarët shkodranë që zgjedhin të udhëtojnë jashtë vendit. Ofertat e lira duket se kanë ndikuar në shtimin e rezervimeve .
Në rrugët e qytetit vërehet se numri I turistëve, kryesisht të huaj, është rritur ndjeshëm.
Edhe pse sezoni ende nuk ka nisur plotësisht, vihet re një rritje e numrit të turistëve javorë dhe ditorë. Turistët preferojnë zonat malore dhe monumentet e kulturës në qytet.