“Agnesa e Zotit” në Shkodër – Drama e regjisorit Kiço Londo përcjell mesazhe të forta për shoqërinë
Shfaqja e radhës në teatrin “Migjeni” të Shkodrës ishte drama “Agnesa e Zotit”. Vepra e dramaturgut amerikan John Pielmeier me regji nga Kiço Londo është prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi”.
Drama ndërthur fenë, shkencën dhe dashurinë. Në të është historia e një murgeshe dhe peripecitë që ndodhin pas vrasjes së një të porsalinduri në manastir.
Shfaqja “Agnesa e Zotit” përcjell mesazhe të forta për shoqërinë dhe prindërimin.
Drama e regjisorit Londo erdhi në skenën teatrore nën interpretimin e aktoreve Eni Jani, Laura Nezha dhe Violeta Trebicka.
Drama “Agnesa e Zotit” do të vazhdojë të shfaqet për publikun shkodran edhe më 5 dhjetor në teatrin “Migjeni”.