Agron Çobani, figura e spikatur e gazetarisë / RTSH ka realizuar një dokumentar dedikuar gazetarit me kontribut të madh

agron cobani

agron cobani

Ai ishte një nga zërat më përfaqësues të gazetarisë shqiptare ndër vite. Është fjala për Agron Çobanin, një jetë dedikuar punës si gazetar, e mbushur me veprimtari dhe emocione pa fund.

Figura e tij u përjetësua në dokumentarin “Ju flet Agron Çobani” i realizuar përmes copëzash rrëfimesh nga familjarët dhe miqtë e afërt. E shoqja Luljeta Çobani ka mendimin se humbja është e pashlyeshme. Prej kohës kur gazetari udhëtoi fizikisht drejt amshimit, ajo ndjeu rëndësinë e prezencës së tij dhe shpirtit të munguar.

Një njeri i sakrificave, sfidave dhe betejave pafund që sjellë në vetvete profesioni i gazetarit por Agron Çobani dinte t’i bënte ballë. Atë e karakterizonte korrektësia e zemërgjerësia e një zemre të madhe.

Ndonëse me një kontribut të gjatë në media Agroni nuk do të realizonte kurrë një punim, ku të fliste për veten ndaj e vetmja mundësi do të ishte vetëm dokumentari i realizuar nga RTSH përr figurën e tij.

Me gjithë mungesën prej më shumë se një dekade, Agron Çobani, ka ditur të hapë një faqe të re në gazetarinë shqiptare, duke e përjetësuar përgjithnjë kontributin e tij.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.