“Ahengu Shkodran”, këngë dhe histori – Edicioni i 12-të i organizimit kulturor erdhi si gërshetim i traditës me të renë

Në Muzeun Historik të Shkodrës, aty ku është kthyer në traditë, “Ahengu Shkodran” zhvilloi edicionin e tij të 12-të.

Grupi “Karajfilat që ka Shkodra” shoqëroi solistët gjatë interpretimeve të tyre para publikut me këngët e bukura shkodrane.

Artistja e mirënjohur, Mukades Çanga dhe kryeashiku i ahengut, Agim Molla ishin artistët që sollën atmosferë për të pranishmit.

Kënga popullore është një nga simbolet e Shkodrës, u shpreh në përfundim të kësaj nate, udhëheqësi artistic, Bardhyl Hysa.

Me entuziasmin që i karakterizon, disa nga artistët e rinj thonë se ndihen me fat që janë trashëgimtarë të këngës shkodrane.

Edicioni i 12-të i Ahengut Shkodran erdhi i organizuar nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” nën kujdesin e Bashkisë Shkodër.

Ai do të përcillet i plotë në rrjetin e RTSH në ditët e ardhshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.