“Ahengu Shkodran” në prag/ Ky është edicioni i 11-të i evenimentit të rëndësishëm muzikor
“Ahengu Shkodran” është në pragun e tij ndaj në një nga mjediset e brendshme të teatrit “Migjeni” artistët po bëjnë provat e nevojshme në mënyrë që çdo gjë të jetë gati mbrëmjen e 29 shtatorit kur do të mbahet edicioni i 11-të i tij në oborrin e Muzeut Historik të Shkodrës.
Drejtori artistik Bardhyl Hysa thotë se ky “Aheng” do t’i dedikohet 40-vjetorit të
krijimit të grupit “Karajfilat që ka Shkodra” ndërsa pjesë e tij do të jenë disa nga solistët e mirënjohur të qytetit.Repertori i këtij edicioni do të bazohet në materialet më të mira muzikore të këtij grupi që nga koha e krijimit të tij. Përgatitjet kanë kohë që kanë nisur ndërsa shpresohet që edhe kushtet e motit të jenë të favorshme.Ahengu Shkodran është shpallur si një nga 7 kryeveprat e trashëgimisë shpirtërore jomateriale të vendit tonë.