“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane, ku morën pjesë artistët e mirënjohur të qytetit të Shkodrës.
Një atmosferë të jashtëzakonshme dhuroi grupi i valleve me performancën e tyre dhe me kostumografinë plot ngjyra.
Këngët e ahengut shkodran u trashëguan brez pas brezi nga mjeshtrat popullorë duke u bërë kështu shumë të dashura për njerëzit dhe vazhdojnë të jenë pjesë në ditët më të lumtura të çdo shqiptari.