Ahengu, traditë prej 150 vitesh – Muaji mbyllet me zhvillimin e edicionit të 12-të të “Ahengut Shkodran”
Ahengu shkodran është një nga 7 kryeveprat e trashëgimisë kombëtare shpirtërore. Ajo përbën një traditë që zë fill në Shkodrën e 150 viteve më parë. Një nga figurat përfaqësuese të ahengut ishte edhe Hasan Preza.
Agim Molla është ndër ahengxhijtë më të vjetër të qytetit. Pasioni i tij për të ka buruar që në fëmijëri.
Ahengu nuk përfshin vetëm artistët por edhe dashamirësit e tij. I tillë është Muharremi që di mbi 400 këngë të tij.
Kjo traditë e bukur ka marrë trajtën e një organizimi kulturor të mirëfilltë ku 30 shtatori shënon edicionin e 12 të tij.