Ahmadinexhad: Shefi i njësisë së Shërbimit Sekret Iranian, agjent i dyfishtë i Izraelit

Ish-presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad ka deklaruar se shefi i njësisë së Shërbimit Sekret Iranian që monitoron Mossad-in ishte agjent i dyfishtë për Izraelin.
Duke folur për CNN-in Turk, Ahmadinexhad pretendon se ishin edhe 20 agjentë të tjerë në ekipin e inteligjencës iraniane të ngarkuar me monitorimin e aktiviteteve të inteligjencës izraelite por që punonin kundër Teheranit.
Sipas Ahmedinexhadit, agjentët e dyshuar të dyfishtë po i jepnin Izraelit informacione të ndjeshme mbi programin bërthamor iranian.
Deklarata e Ahmedinexhadit ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare, megjithatë vërtetësia e pretendimeve të tilla mbetet e paqartë.
Nga ana e tij, Teherani përpiqet të neutralizojë operacionet e Mosadit në vend, teksa muajin e kaluar, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit pretendoi se 12 persona ishin arrestuar me dyshimin se shërbenin si operativë që bashkëpunonin me Izraelin dhe planifikonin veprime kundër sigurisë së Iranit.