Sport

Ahmet Meta në “Histori Sportive”/75 vjeçari, rrëfen karrieren sportive si ish portier i Vllaznisë dhe Besëlidhjes

Cikli i emisioneve “ Histori Sporti” që transmetohet çdo të premte në RTSH Shkodra, këtë radhë është ndalur tek sporti i futbollit duke folur kryesisht për sektorin e portës. Personazhi kryesor i këtij emisioni ishte Ahmet Meta, një 75 vjeçar, i cili ka lënë pas një karriere të pasur me Vllazninë, por edhe me Besëlidhjen ku luajti për dy vite gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak. Pas disa viteve aktivizimi me ekipet e moshave, portjeri Ahmet Meta do të inkuadrohej në ekipin e parë të Vllaznisë në vitin 1966, kur ishte vetëm 18 vjeç duke pasur në krah emra të njohur të asaj kohe, si Deto Zmijani, Shuajm Preza, Mehdi Milla, Nikoll Gjergji, Lek Koçobashi, etj, ku në sektorin e portës është përkrah emrave të njohur, Zijan Dani dhe Paulin Ndoja. Pasi afirmohet tek Vllaznia, vjen periudha e shërbimit ushtarak, të cilën ai e kryen në Lezhë duke luajtur për dy vite me Besëslidhjen e drejtuar nga trajneri i mirënjohur Cuf Pelinku. Rikthimi në Shkodër tek Vllaznia pritet me shumë kënaqësi nga Ahmet Meta duke vijuar të jetë bashkëshoqërues me portjerin e njohur Paulin Ndoja, ndërkohë që më vonë vijnë edhe Isa Sukaj dhe Fatmir Leli. Periudhë kjo e artë për Metën, ku kontribuon në fitimin e I titullit kampion në vitin 1974, për ta mbyllur më pas në vitin 1976 karrieren si futbollist, por që në vijim nis periudha e detyrës së trajnerit, ku edhe sot në moshën 75 vjeçare është aktiv në stërvitjen e portjerëve. Me shumë rëndësi ësht ë edhe karriera e mësuesit të edukimit fizik, ku ka spikatur në organizimin e aktiviteteve sportive në shkollat e qytetit të Shkodrës, dhe kryesisht në shkollën special “3 dhjetori”. Pjesë e këtij emisioni ishte edhe nipi i tij, ish atleti dhe trajnerin kampion me Vllazninë, Fatjon Serhati, i cili me plot emocion përcjellë opinionin e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ai është zhvendosur vitet e fundit. Ndërkohë, me emocion për karrieren të Ahmet Metës, folën edhe dy ish portjerë veteran, 84 vjeçari Pjetër Dusha dhe bashkohësi i Metës, Paulin Ndoja.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

1 hour ago
“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

1 hour ago
Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politikeKonflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

1 hour ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

2 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

2 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

2 hours ago