Categories: LajmeSportFutboll

Ajeti, një dëmtim i hidhur

Ndeshja e fundit e kampionatit rumun nuk pati fund të lumtur për mbrojtësin e Shqipërisë, Arlind Ajeti, ndonëse shënoi edhe një gol.

Skuadra e tij, Kluzh, barazoi 3-3 në fushën e Politeknika Iasi, dhe mbrojtësi shqiptar ishte autor i golit të dytë, që vendosi barazimin e përkohshëm 2-2, pasi vendasit kishin shënuar dy gola të shpejtë. Ajeti u dëmtua në fundin e pjesës së dytë, në shifrat 3-3 dhe u detyrua të dilte nga loja në minutën e 80-të. Mbrojtësi ka luajtur 15 ndeshje nga 16 gjithsej e në të gjitha ka qenë titullar, duke luajtur 90 minuta të plota, me përjashtim të takimit të fundit, ku u zëvendësua për herë të parë.

Kjo e bën edhe më të hidhur largimin e Ajetit nga grumbullimi kuqezi para ndeshjes me Moldavinë, pasi bëhet fjalë për një lojtar me minuta në këmbë, ndonëse me kombëtaren këtë sezon ka luajtur vetëm një ndeshje në kualifikuese, atë me Çekinë në Tiranë, si dhe në miqësoren me Bullgarinë. Në ligën rumune, Ajeti ka shënuar dy gola, atë me Politeknika Iasi javën e fundit dhe në derbin me Universitatea Kluzh, fituar 4-3.

RTSH Shkodra

Recent Posts

EURO U-17: Shqipëria nis përgatitjet, trajneri Tedesco fton 21 lojtarë

Kombëtarja shqiptare U-17 nis nesër përgatitjet për raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian…

6 hours ago

Donatella jep dorëheqjen si drejtore kreative e Versace

Donatella Versace largohet nga roli i saj si drejtoreshë kreative në shtëpinë e modës Versace,…

6 hours ago

“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i…

6 hours ago

Letërsia për fëmijë në tkurrje – Bushati: Dominojnë librat e perkthyer, fëmijët pak interes për leximin

Letërsia shqipe për fëmijë po përballet me një tkurrje të ndjeshme, duke pasur gjithnjë e…

6 hours ago

Censusi i shpendëve – Macaj: Ka patur rritje të ekzemplarëve, ndikim klima dhe moratoriumi

Pas përfundimit dhe daljes së rezultateve të censusit të shpendëve në liqenin e Shkodrës, lumin…

6 hours ago

Mbledhja e Këshillit të Qarkut – Miratohen unanimisht të gjitha pikat e rendit të ditës

Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, ku u miratuan me unanimitet…

6 hours ago

This website uses cookies.