Akademia e Futbollit Malsia e Tuzit, drejtori, David Camaj: Në 12 vite kemi nxjerrë talente të shumtë
Tuzi, zona shqiptare në territorin e Malit të Zi, krenohet jo vetëm me ekipin e parë të Deçiqit, kampion në Superligën e futbollit malazez, por edhe me
Akademinë e Futbollit Malsia. Një Akademi që spikat për modelin e punës me futbollin e moshave, në krye të së cilës prej më shumë se 12 vite është një emër shumë i njohur i kësaj zone, David Camaj.
Për t’u theksuar është se gjatë kësaj periudhe të gjatë funksionimi, nga gjiri i Akademisë së Futbollit Malsia kanë dalë emra të spikatur futbollistësh, të cilët luajnë, jo vetëm me ekipin e Deçiqit, por edhe më shumë skuadra të tjera malazeze, si dhe në Europë.
Krahas të tjerave, Akademia e Malsisë së Tuzit, me 4 grupmoshat që ka në dispozicion, vazhdon të ketë një bashkëpunim të mirëfilltë me Akademitë e Futbollit të Shkodrës.