Akademia e Futbollit Manchester City në Durrës, Rama: Do zbulojë ajkën e talenteve

Ngritja e kampusit të Akademisë së Futbollit të Manchester City në Durrës do të shërbejë për mbledhje të ajkës së talenteve në futboll që në moshë të vogël.

Gjatë prezantimit të projektit, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëri arriti të ketë ekskluzivitetin në ngritjen e një akademie të tillë në rajonin e Ballkanit, ku Bashkia Durrës është partnere.

“Ishte sesancionale ta kthenim një ide në një projekt. Arritëm jo vetëm të kemi një kontratë për të ndërtuar këtu këtë akademi por të kem i edhe një ekskluzivi tete për të gjithë rajonin e Ballkanit me kusht se nëse do të hapet në të ardhmen një stacion tjetër i Manchester City bashkia e Durrësit do të jetë partnere edhe atje. Falënderoj patjetër Presidentin që ka qenë që në fillim jo vetëm dashamirës, për ta mbështetur projektin me të gjitha atë që mund të bëjë Federata dhe kryesorja është që të promovojë këtë projekt dhe të ndihmojë në të gjitha klubet. Ne duam që të mblidhet ajka e talentit që ka ky vend qysh në moshë të vogël në këtë sport që është sporti më popullor në botë”, tha Rama.

Më ndërtimin e Akademisë së Futbollit të Manchester City, Rama tha se Durrësit do i jap një vlerë të shtuar duke e bërë atë nga “një kënetë në zonë atraktive”. Kryeministri tha se qeveria po diskuton që të sjellë edhe akademinë e tenistit me famë botërore Rafael Nadal në Durrës.

“Me një energji të shtuar dhe funksion komplementar si një destinacion sporti ku ngjitur edhe universiteti ku e gjithë ajo zonë nga një kënetë e dikurshme do të kthehet në një zonë shumë atraktive. Investimi ka lidhje edhe me fuqizimin e mëtejshëm të imazhit të Shqipërisë. Kemi hyrë në diskutime për të sjellë akademinë e Rafael Nadal, ku shpresoj që t’i bashkëngjitet kampusit të Manchester City-t. Ashtu siç patëm sukses me Manchester City-n, të sjellim dhe akademinë e Nadal në Durrës”, tha Rama.

Akademia e Futbollit të Manchester City do të hapet në vjeshtën e vitit 2024, kun ë pranverë do të nis edhe kantieri i ndërtimit në Durrës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.