Akademia e RTSH-së trajnim në Shkodër/Fokusi i trajnimit dy ditor gazetaria e terrenit dhe ngritja profesionale e stafit
Akademia e Trajnimeve në RTSH ka zhvilluar një trajnim dy ditor me gazetarë, kameramanë dhe montazhierë të QVA Shkodër.
Përgatitja e kronikave informative, reportazhi dhe lidhjet direkte ishin në fokus të këtij trajnimi, duke vënë theksin në gazetarinë e terrenit, me prioritet qytetarin dhe sherbimet ndaj tij.
Elton Metaj , Drejtor i Akademsë së RTSH- së u shpreh : “Qëllimi i trajnimeve që Akademia e RTSH- së ka nisur në qendrat vendore, është për të ndihmuar gazetarët e terrenit në mënyrë që ata të jenë sa më pranë çeshtjeve që kanë qytetarët, shqetësimeve që ata kanë. Nga ana profesionale, ne besojmë se është i rëndësishëm trajnimi në vazhdim. Ne besoj kemi gjetur frymën e duhur si në Shkodër, si në rrethet e tjera për të punuar dhe me dëshirën e madhe për të rritur nivelin profesional dhe për të trajtuar në vazhdimësi tema sa më interesante, në mënyrë sa më profesionale. “.
Gjatë dy ditëve të trajnimit, përveç diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave në mjediset e RTSH Shkodra, u punua edhe në terren konkretisht.
Rritja e vazhdueshme profesionale, njohja me elementet e reja të gazetarisë së terrenit dhe jo vetëm, janë prioritete të përcaktuara nga Akademia e RTSH- së.