Categories: LajmeLajme nga Vendi

Akademia e RTSH-së trajnim në Shkodër/Fokusi i trajnimit dy ditor gazetaria e terrenit dhe ngritja profesionale e stafit

Akademia e Trajnimeve në RTSH ka zhvilluar një trajnim dy ditor me gazetarë, kameramanë dhe montazhierë të QVA Shkodër.

Përgatitja e kronikave informative, reportazhi dhe lidhjet direkte ishin në fokus të këtij trajnimi, duke vënë theksin në gazetarinë e terrenit, me prioritet qytetarin dhe sherbimet ndaj tij.

Elton Metaj , Drejtor i Akademsë së  RTSH- së u shpreh : “Qëllimi i trajnimeve që Akademia e RTSH- së ka nisur në qendrat vendore, është për të ndihmuar gazetarët e terrenit në mënyrë që ata të jenë sa më pranë çeshtjeve që kanë qytetarët, shqetësimeve që ata kanë. Nga ana profesionale, ne besojmë se është i rëndësishëm trajnimi në vazhdim. Ne besoj kemi gjetur frymën e duhur si në Shkodër, si në rrethet e tjera për të punuar dhe me dëshirën e madhe për të rritur nivelin profesional dhe për të trajtuar në vazhdimësi tema sa më interesante, në mënyrë sa më profesionale. “.

Gjatë dy ditëve të trajnimit, përveç diskutimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave në mjediset e RTSH Shkodra, u punua edhe në terren konkretisht.

Rritja e vazhdueshme profesionale, njohja me elementet e reja të gazetarisë së terrenit dhe jo vetëm, janë prioritete të përcaktuara nga Akademia e RTSH- së.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vengu: Partneriteti me SHBA, forcon kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale e globale

Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me…

4 hours ago

Raporti për të drejtat e njeriut: AI përmend ligjet që s’i kaloi Kuvendi i Kosovës

Shtypja e mendimeve ndryshe, përshkallëzimet e konflikteve të armatosura, përpjekjet e pamjaftueshme për të adresuar…

4 hours ago

Rikthehet energjia elektrike pas ndërprerjeve masive në Spanjë dhe Portugali

Pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike që goditi Spanjën dhe Portugalinë, rikthimi i energjisë ka…

4 hours ago

65-vjetori i Televizionit Shqiptar, nderim për punën e qindra punonjësve, që rritën vlerat e medies publike

Televizioni Shqiptar kremton sot 65-vjetorin e fillimit të transmetimeve të tij, duke shënuar një gur…

4 hours ago

Horoskopi për ditën e sotme, 29 prill 2025

Dashi Financiarisht, efekti i kombinuar i Saturnit dhe Venusit në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë sugjeron…

4 hours ago

Parashikimi i motit, e martë, 29 prill 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet…

4 hours ago