Akademia e RTSH trajnim për gjuhën shqipe/ Përdorim korrekt i domosdoshëm për realizimin e një lajmi të shkruar pastër

akademia rtsh
Akademia e Trajnimeve në Radio Televizionin Shqiptar organizoi me stafin e gazetarëve seminarin me temë: Përdorimi korrekt i gjuhës shqipe. Lektoret e RTSH-së Elona Qose dhe Arta Marku vunë në dukje problematikat jo të pakta që vihen re në formulimin e një lajmi në Televizion, Radio dhe WEB. Në pjesën e parë të trajnimit theksi u vu tek ndërtimi i fjalive, rregullat e drejtshkrimit si dhe përdorimi i shenjave të pikësimit. Ky ishte trajnimi i parë, në vazhdën e trajnimeve organizuar nga Akademia e RTSH-së që lidhet drejtpërdrejtë me përdorimin e saktë dhe të drejtë të gjuhës shqipe. Ky trajnim synon jo vetëm rritjen profesionale të punonjësve në realizimin e produktit radio-televiziv por edhe si modele për t‘u ndjekur në gjuhën e shkruar dhe të folur.