Akademia e Futbollit Vllaznia e ka nisur me fitore vitin 2024. Në javën e parë të fazës së dytë të katër ekipet kuqeblu, U15, U16, U17 dhe U19 i kanë luajtur ndeshjet e tyre në stadiumin “Reshit Rusi” duke marrë duartrokitjet e merituara nga ana e tifozëve, ku përpos golave dhe fitoreve të regjistruara, kanë evidentuar edhe elementin me perspektive. Serinë e fitoreve e kanë filluar futbollistët 15 vjeçarë, të cilët të drejtuar nga trajneri i tyre Denis Zmijani kanë mundur me rezultatin 4 me 0 ekipin e Akademisë së Futbollit Tirana. Autorë të golave në këtë ndeshje për ekipin kuqeblu janë Simon Uldedaj në minutën e tretë të ndeshjes, për të vijuar më pas me Erik Lulajn në minutën e 30-të, Enea Haxhija në minutën e 70-të dhe Orges Halili, në të njëjtën minutë. Pas kësaj jave, Vllaznia U-15 është e pesta në renditje me 19 pikë, ndërkohë që tabelën e klasifikimit e kryesonTirana me 28 pikë. Fitorja e dytë e radhës për Akademinë Vllaznia ishte ajo e ekipit U-16, ku djemtë e drejtuar nga trajneri Alsid Tafili fituan me rezultatin 6 me 1 ndaj Akademisë së Futbollit Tirana. Golat për ekipin e 16 vjeçarëve janë shënuar nga Flavio Fusha dy, Amer Kthupi, Imran Fusha, Arkan Nikaj, Erdis Valikaj. Me këtë fitore, Vllaznia U-15 është në vendin e pestë të renditjes me 16 pikë, ndërkohë që në krye vazhdon të jetë skuadra e Shënkollit me 25 pikë. Sipas radhës, fitorja e tretë e futbollit të moshave është ajo e Vllaznisë U17, e cila e drejtuar nga trajneri Ersi Çaku ka mundur me rezultatin 1 me 0 ekipin e Laçit falë golit të shënuar nga Aldo Mella në minutën e 34-të të ndeshjes. Fitore kjo që e afron Vllazninë U17 pranë skuadrave të kreut të renditjes. Për të firmosur fitoren e katërt radhazi të ekipeve të akademisë Vllaznia në këtë javë kanë menduar 19 vjeçarët, të cilët të drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani mposhtën rivalët e tyre të të ekipit të Laçit, të cilët drejtohen nga një trajner shkodran, si Arbër Shytani. Me golat e shënuar nga Aris Ara dhe Xhoel Hajdari, përkatësisht në minutat 10-të dhe 51-të, Vllaznia U19 fiton me rezultatin 2 me 1 duke marrë kështu revanshin e asaj humbje që kuqeblutë pësuan në fazën e parë në transfertën e Laçit. Fitojra ndaj Laçit e mban Vllazninë U19 në krye të tabelës së klasikimit për këtë grupmoshë.
Për një fenomen të altikës si Jakob Ingebrigtsen nuk ka limite. Atleti norvegjez ka marrë…
Mundësit rus nën siglën e Federatës Botërore të Mundjes dominojnë Kampionatin Europian të moshës deri…
Në Itali janë të bindur se Elseid Hysaj do të rikthehet në fushat e lojës…
Mark Carney, lideri i ri i Liberalëve, i cili pritet të marrë postin e kryeministrit…
Sipas të dhënave nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet…
Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një kopje…
This website uses cookies.