Akademia Vllaznia, seriozitet dhe profesionalizëm, kordinatori teknik, Ndriçim Shtubina, flet për organizimin e ri

Klubi i Futbollit Vllaznia po i kushton në rëndësi të veçantë punës me Akademinë e Futbollit duke e konsideruar atë si bazën kryesore të prodhimit të talenteve për ekipin e parë. Për sezonin e ri sportiv, në detyrën e kordinatorit teknik është caktuar ish-futbollisti, Ndriçim Shtubina.
Së bashku me drejtorin organizativ, Alban Hasani, si dhe një listë trajnerësh profesionistë, ekipet e Akademisë Vllaznia, këtë sezon futbollistik pritet të korrin suksese në kampionatet e moshave.