Akademikët shqiptarë mblidhen në Prishtinë për 150-vjetorin e At Shtjefën Gjeçovit

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës zhvilluan konferencën e përbashkët “Krijimtaria e Shtjefën Gjeçovit”, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së arkeologut të parë shqiptar, etnolog, shkrimtar, mbledhës e kodifikues i trashëgimit etnojuridik popullor shqiptar.

Konferenca shkencore ndërkombëtare u zhvillua në Prishtinë. Në këtë konferencë mbajtën kumtesa akad. Sabri Hamiti, akad. Shaban Sinani, akad. asoc. Gëzim Hoxha, prof. dr. Neritan Ceka, akad. Kujtim Shala, prof. asoc. dr. Edmond Malaj, prof. asoc. dr. Evalda Paci, dr. Marin Haxhimihali etj.

Akademikët dhe studiuesit folën për veprimtarinë e Shtjefën Gjeçovit, veprat e botuara dhe dorëshkrimet, për kontributin e tij në mbledhjen e thesarit popullor dhe të kulturës materiale e shpirtërore, si dhe për kontributin në formimin e muzeun françeskan, ku ekspozoi objekte të rëndësishme muzeore, armë, artefakte të rralla të veshjes, zbukurimores dhe të jetesës në familje.

Gjatë kësaj konference u vu në dukje kontributi i Shtjefën Gjeçovit në themelimin e arkeologjisë shqiptare dhe kodifikimin e veprës më të rëndësishme të trashëgimisë zakonore vendëse, Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Àt Shtjefën Gjeçovi (Mëhill Konstandin Gjeçi – Kryeziu) ishte shkrimtar, publicist, përkthyes, klerik, etnograf dhe arkeolog. Ai lindi më 12 korrik të vitit 1874 dhe u vra në një atentat më 14 tetor 1929.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.