Muzeu Historik po e kthen në traditë zhvillimin e aktiviteteve përkujtimore në nderim të personaliteteve të shquara të Shkodrës dhe kulturës kombëtare. Një prej atyre ishte edhe albanologu shkodran Jup Kastrati. Takimi “In Memoriam” erdhi në kuadër të 100-vjetorit të lindjes si dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Në të morën pjesë figura intelektuale të Shkodrës, mes tyre edhe bija e tij, Diana Kastrati.
Më tej, Diana Kastrati, njëherazi edhe drejtuese e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët u shpreh se nga veprimtaria hulumtuese e Jup Kastratit ka ende për të zbuluar.”Takime të tilla i shëbejnë nxitjes së studimeve të thelluara për personalitete të tilla”, shprehet Përgjegjësi i muzeut, Sokol Parmeza.Vepra e profesor Jup Kastratit, sot konsiderohet trashëgimi e paçmueshme e albanologjisë. Në veprimtarinë e tij të gjerë shkencore ai ka botuar: monografi, studime, artikuj të shumtë shkencorë, në të cilat janë trajtuar probleme nga disiplina gjuhësore, letrare, historike dhe plot të tjera.
Fillon zyrtarisht përgatitja për finalen e Ligës së Kampionëve 2025: UEFA ka hapur shitjet e…
Mark Markez vazhdon të dominojë në këtë botëror të MotoGp. Por spanjolli pas tre garave…
PD dhe PS kanë dalë me deklarata për shtyp në lidhje me investimet që po…
Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni. Ato…
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…
Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…
This website uses cookies.