AKR shpall 23 projekte fituese për fuqizimin e të rinjve dhe nënshkruan marrëveshjet

AKR

AKR

Agjencia Kombëtare e Rinisë nënshkroi të premten marrëveshjet e bashkëpunimit me 23 organizata për të rinjtë, projektet e të cilave janë shpallur fituese nga Thirrja e tretë për projekt-propozime rinore, që po financohet me mbështetjen e qeverisë shqiptare nëpërmjet AKR-së.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se ky është viti i tretë hapen thirrje për projekt-propozime nga organizatat rinore qëllimet e të cilave janë në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Rinisë 2022-2029 për fuqizimin e të rinjve në çdo qytet të Shqipërisë. 

“Në thirrjen e parë u shpallën fituese 12 projekte nga organizatat dhe 4 nga bashkitë, shtrirja e të cilave nuk ishte në shumë zona të Shqipërisë, por në thirrjen e dytë që u përditësua me anë të metodologjisë LOD u shpallën fituese u shpallën 24 projekte nga organizatat dhe 5 projekte nga bashkitë. Në thirrjen e tretë, për të cilën edhe jemi mbledhur sot së bashku, janë shpallur fituese 23 projekte nga organizatat rinore dhe/ose për të rinjtë të cilat do të fillojnë zbatimin së shpejti”, tha ministrja Muzhaqi.

Thirrja e tretë, vjen me një standard të ri të procesit të aplikimit dhe vlerësimit, atë të metodologjisë LOD. Ajo përkon me rritjen e transparencës, eficencës, besueshmërisë, kontrollit dhe monitorimit dhe njëkohësisht rritjen e kapaciteteve të stafit që menaxhon këtë Thirrje.

“Mbështetja financiare këtë vit, ashtu si edhe vjet ka ardhur nga buxheti i shtetit dhe donatorët, respektivisht: UNICEF, UNDP dhe UNFPA. Totali i grantit për mbështetjen e organizatave rinore dhe/ose për të rinjtë në këtë thirrje është 58.000.000 Lekë nga buxheti i shtetit dhe afro 6.000.000 Lekë nga donatorët. Shuma maksimale për projekt-propozimet nga organizatat rinore është 1.500.000 lekë, ndërsa për organizatat për të rinjtë është 3.500.000 lekë.” tha ministrja Muzhaqi.

Organizatat për të rinjtë, përgjatë 12 muajve të ardhshëm do të implementojnë projektet, në kuadër të të cilëve do të fuqizojnë të rinjtë në qytete të ndryshme të vendit. Zbatimi i projekteve synon në nxitjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe mbështetjen e aktivizimit shoqëror dhe qytetar të tyre, nxitjen e punëve të denja dhe ndërlidhjes së të rinjve me tregun e punës dhe mbështetjen e mirëqenies aktive, të shëndetshme, fizike, sociale, kulturore dhe mendore e të rinjve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.