Aksesi në informacion, autoritetet publike me faqe zyrtare në internet

Aksesi në informacion

Këshilli i Ministrave miratoi rregullat e detajuara për aksesimin e faqeve zyrtare të internetit të autoriteteve publike.

Vendimi detyron çdo autoritet publik të ketë një faqe zyrtare të internetit për të ofruar informacione mbi shërbimet që ofron.

Ndër të tjera faqja zyrtare duhet të përmbajë listën e shërbimeve publike elektronike, që ofron autoriteti publik në platformën qeveritare “e-Albania”.

Informacioni i publikuar në faqet zyrtare të internetit përdoret i patjetërsuar dhe vetëm për qëllime të ligjshme.

Faqet zyrtare të internetit të autoriteteve publike duhet të aksesohen nga çdo pajisje që ka akses në internet pavarësisht specifikave të tyre, si dhe të jenë të disponueshme, pa ndërprerje.

Ato duhet të pajisen me funksionalitetet e dedikuara për personat me aftësi ndryshe për të lehtësuar qasjen në informacionin për shërbimet që ofrohen nga institucionet publike.

Faqet zyrtare duhet të zbatojnë protokollin e sigurisë, ndërsa informacioni që publikohet është i lirë të shkarkohet, të ruhet, të përpunohet, të shpërndahet dhe të përdoret, me kusht që të tregohet në mënyrë të qartë burimi i tij dhe të mos paraqitet si informacion origjinal, nëse ka pësuar ndryshime.

Vendimi përcakton se autoritetet publike janë të detyruara të marrin masa për të mbrojtur privatësinë dhe të dhënat personale të përdoruesve, në përputhje me ligjet e aplikueshme për mbrojtjen e të dhënave personale. Çdo përdorim i të dhënave personale nga palë të treta duhet të jetë i pajisur me miratim të qartë nga përdoruesit.

Shtetasit dhe personat fizikë dhe/ose juridikë gëzojnë të drejtën për të përdorur pa kufizime të panevojshme dhe pa kërkesa për informacione personale faqet zyrtare të internetit të autoriteteve publike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.